POLITIKË /

Miratohet vendimi, nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagave për punonjësit e administratës publike

Nga ky vendim përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike.

Shkruar nga B.V
Miratohet vendimi, nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagave për
Ministri Ervin Mete

Nga 1 korriku hyn në fuqi rritja e pagave për punonjësit e administratës publike. Lajmin e dha ministri i Financave, Ervin Mete pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Ai theksoi se çdo dy vite do të bëhet një indeksim i pagës së punonjësve në raport me inflacionin. 

“Me miratimin e vendimit, avancoi në fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë. Pagat e rritura do të vazhdojnë aplikimin nga 1 korriku. Kostoja e përllogaritur do jetë me 11 mld lekë për 6 mujorin e dytë të 2024-ës dhe me një kosto totale prej 40 mld lekësh duke nisur nga viti 2025. Përfitojnë punonjësit e sistemit, shëndetësor, arsimor parauniversitar, punonjësit e policisë, forcat e armatosura, zjarrfikësit, punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës. Parashikohet indeksim i pagave çdo 2 vite në raport me inflacionin në vend”- u shpreh Mete ndër të tjera.

Të gjithë ministrat e tjerë të pranishëm në mbledhjen e këshillit të qeverisë, dhanë detajet lidhur me numrin e punonjësve të dikasterëve të tyre të cilët përfitojnë nga ky vendim i hyrjes në fuqi të rritjes së pagave. 

Nga sistemi shëndetësor, përfitojnë rritje page plot 20 mijë punonjës, ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se rritje pagash do të ketë edhe për 3432 punonjës të policisë së burgjeve. Pas vendimit të sotëm, paga mesatare e punonjësve të arsimit, do të jetë 950 euro, paga mesatare e punonjësve socialë shkon deri në 910 euro. Versus.al

Poll