POLITIKË /

“Mish për top është Veliaj?”, Rama kritika SPAK dhe GJKKO: Kush do e drejtojë Tiranën?

Sipas Ramës nuk duhet që një kryebashkiak i zgjedhur me votë të arrestohet dhe i gjithë qyteti të mbetet pa drejtues.

Shkruar nga Versus

“Mish për top është Veliaj?”, Rama kritika SPAK dhe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me kritikat ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se nuk është normale që kryebashkiaku i qytetit më të madh të arrestohet ndërkohë që është i zgjedhur nga populli.

Sipas Ramës, duhet që GJKKO të vendosë ekuilibrat pavarësisht kërkesave të bëra nga SPAK.

“Harrojeni politikën për një moment, le të hyjmë në territorin e odës ku mblidhen burrat dhe gratë. Pavarësisht prirjeve që kanë, merren me një çështje për t’i vënë pikat mbi i. A ju duket normale që një kryetar bashkie në detyrë të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq sepse prokuroria ka dyshime. Se pastaj vjen pika tjetër, si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK-ut kur ngre një problem kaq parimor.

Çfarë janë të zgjedhurit me votë? Mish për top janë këta? Për një pushtet që ndihet kaq i fuqishëm deri në pikën sa të ndërpresë kontratën e një kryetari të zgjedhur me zgjedhësit, pa nxjerrë njëherë të gjitha provat. Po kush e drejton tani bashkinë e Tiranës, kush do i bëjë një mijë e një punët për të cilat qytetarët kanë zgjedhur kryetar bashkie. Dikush njëherë ka thënë prokurori ka të drejtë dhe të çmendet, por gjykata e mban peshën dhe ekuilibrin mes palëve.  Këtu na është bërë gjykata si stërspeciale që rrit peshën e dënimit paraprak pa e gjykuar fare”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll