POLITIKË /

"Nepotizëm", Kapri-Spiropalit: Flisni për rekrutime, por në ambasada punësoni ish-deputetët dhe familjarët

Kapri tha se emërimet në shërbimin e jashtëm janë në pjesën më të madhe emërime nepotike.

Shkruar nga Versus

"Nepotizëm", Kapri-Spiropalit: Flisni për rekrutime, por

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri pati një debat në Kuvend me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropalin duke e kritikuar këtë të fundit lidhur me projektligjin për shërbimin e jashtëm.

Kapri tha se projektligji i paraqitur si reform e thellë, nuk ka patur kohë të mjaftueshme për debat publik dhe parlamentar mbi ndryshimet në shërbimin diplomatik. Më tej shtoi se një pjesë e ambasadorëve të emëruar janë ish-deputetë të PS apo familjarë të zyrtarëve të lartë.

“Pr.ligji që kemi sot e keni cilësuar si reformë, jo ndërhyrje të momentin, ndonëse nuk pati kohë për të bërë debat në lidhje me shërbimin e jashtëm. Ju flisni për rekrutime të bëra në Diplomaci, apo dhe Akademi, por në çdo ambasadë, 90% i ke emërime nepotike. S’flas për emërimet vetëm tuajat, por dhe të më mëparshme. Përveç disa rasteve, të tjetër nuk janë kështu. Ju jeni krenare me emërimet në Ministrinë e Jashtme me gjithë situatën aty? Se ça keni emëruar ambasadorë, janë ish-deputetë të PS, fëmijë, kunetër, kunata, të zyrtarëve të PS. Nuk gjej një rast që studion dhe e merr që ta punësosh në Ministrinë e Jashtme. Çfarë do të ndodh me nepotizmin në Ministrinë e Jashtme”- tha ai. Versus.al

 

Poll