POLITIKË /

Nga bonusi i pranverës për pensionistët, tek falja e taksave për hotelet luksoze! Çfarë u miratua në seancën maratonë

Shkruar nga Versus

Nga bonusi i pranverës për pensionistët, tek falja e taksave

Kuvendi ka miratuar një sërë projektligjesh të rëndësishme duke nisur nga bonusi i pranverës për pensionistët deri tek zgjatja e afatit për dhënien e statusit investitor strategjik.

Me shumicën e votave të socialistëve, seanca maratonë përfundoi me miratimin e vendimit që bonusi i pranverës për pensionistët të nisë të shpërndahet që në muajin shkurt.

Gjithashtu u votua shtyrja e afatit të aplikimit për statusin “Investitor Strategjik” duke u dhënë afat aplikuesve deri në dhjetor të 2026-ës. Për këtë ligj opozita ka pasur shpesh kundërshti duke argumentuar se ky status po u jepej vetëm njerëzve të afërt të PS.

U miratua me shumicë votash edhe propozimi i Blendi Klosit, që përmban lehtësimin nga taksat për hotelet me 5 yje për një periudhë 10 vjeçare. Sipas këtij ndryshimi me shtyrjen e afatit, hotelet e brand-eve të huaja deri në fund të vitit 2026 nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin. Për këtë propozim pati tepër debate në komision, pasi edhe deputetët socialistë e konsideruan që sjell favore fiskale për hotelet e tilla.

Gjatë seancës që zgjati deri pak pas mesnate, u miratua edhe marrëveshja me BERZH për financimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas si dhe ndryshime ligjore për menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE. Versus.al

Poll