POLITIKË /

Nga projektligji për barazinë gjinore tek debatet për zhvillimet politike! Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Në seancën e sotme pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024

Shkruar nga Versus

Nga projektligji për barazinë gjinore tek debatet për zhvillimet

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme për seancën plenare të radhës e cila pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë raportimet e disa prej institucioneve mbi veprimtarinë në 2024-ën si dhe projektligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të komisionit rregullator në KQZ, e cila nuk u ralizua në seancën e kaluar pasi opozita braktisi sallën.

Shkak për bojkotin e kuvendit u bë fakti që mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, për Charles McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ndërkohë sot priten debate mbi zhvillimet e fundit politike. Por edhe për projektligjin e barazisë gjinore, për të cilin pavarësisht se mazhoranca tërhoqi konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë duke njohur vetëm burrë e grua, sërish pati kundërshti nga demokratët të cilët pretendojnë se me këtë projektligj socialistët kërkojnë të zbatojnë në Shqipëri agjendën e Sorosit për çorientimin e popullsisë nëpërmjet njohjes së disa gjinive. Versus.al

Poll