Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur këtë të diel.
Ky është një kongres me karakter të fortë organizativ në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Delegatët në këtë kongres, do të zgjedhin Asamblenë e Përgjithshme e përbërë prej rreth 400 anëtarësh.
Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në Asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish.
Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025.
Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të Asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.
Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin.
Sikurse do t’i bëhet një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste, e cila është në pushtet përmes një mandati te tretë qeverisës.







