POLITIKË /

"Një sude me gjyslyke"/ Qori përplaset me Ramën: Pas studentëve, sot i përcëllon ndikimi te pensionistët

Shkruar nga Versus

"Një sude me gjyslyke"/ Qori përplaset me Ramën: Pas

Në takimin e sotëm me pensionistët në Korçë, duke ironizuar partitë opozitare, kryeministri Edi Rama tha se ishte "një sude me gjyslyke", duke iu referuar Arlind Qorit, që kishte sjellë pensionistët për të protestuar.

"Është një sude me gjyslyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudja. Një Sude me një maskë me gjyslyke. Këto ishin këto ato që kisha unë.", tha konkretish Rama.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kreu i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në takimin e sotëm në Korçë ku tha se ishte Qori, ai që organizoi protestën e pensionistëve. Në reagimin e tij, Qori thotë se dy ishin herët që kryeministri është detyruar ta përmendë publikisht.

Njëra sipas tij ishte në protestën e studentëve në dhjetor të 2018 dhe e dyta pas protestës së pensionistëve para kryeministrisë më 30 tetor. "Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar.", shprehet Qori ndër të tjera.

“Dy herë është detyruar Edi Rama të më përmendë publikisht. Në të dyja rastet pa edukatën e të drejtuarit në emër, por i fiksuar në mënyrë perverse me aftësinë time për të shikuar. Gjatë protestave studentore të dhjetorit 2018 më drejtohej "Është një qorr...", duke zgjuar indinjatën e një studenti të verbër që kishte përballë. Kurse sot më ka quajtur "Sude me gjyslyke". I digjte atëherë përfshirja ime mes studentëve, i përcëllon sot ndikimi im dhe i Lëvizjes BASHKË te pensionistët.

I gjori! Kujton se do të zgjidhet prapë kryeministër”, shkruan Arlind Qori në reagimin e tij.

 

Poll