POLITIKË /

‘Non-grata’ në Britaninë e Madhe, Berisha pret në zyrë deputetët konservatorë britanikë

Shkruar nga Versus

‘Non-grata’ në Britaninë e Madhe, Berisha pret në

Pavarësisht se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe dhe së fundmi një masë e tillë iu konfirmua, kryedemokrati Sali Berisha duket se ruan marrëdhëniet me deputetët konservatorë britanikë.

Mbrëmjen e djeshme në selinë blu, Berisha ka pritur deputetët konservatorë britanikë Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.

Zyra e shtypit të PD informon se temë kryesore e bisedës ishin vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë.

Berisha në diskutimet që pati me deputetët konservatorë nuk la pa përmendur as SPAK-un, që sipas tij po përdoret nga qeveria si armë kundër kundërshtarëve poltitikë.

Zyrtarisht në Britaninë e Madhe, Berisha vijon të jetë non-grata në kuadër të vendimit të publikuar në maj të 2021-it nga DASH që e konsideronte Berishën si të përfshirë në korrupsion. Versus.al