Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin Edi Rama është diskutuar edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, por pa zbuluar detaje konkrete.
“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të sigurojë që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanca të fuqishme", ka thënë Presidentja.
Në një intervistë për Klan Kosova, ajo theksoi se transparenca e plotë nuk është në interes të vendit në këtë fazë.
“Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën” – është shprehur ajo.
Më herët, kryeministri shqiptar gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes ngriti zërin për padrejtësinë e Hagës.
''Më lejoni ta vendos vëmendjen te konflikti i Kosvës dhe Serbisë. Presidenti i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale në udhëtimin drejt shtëpisë së bardhë për të firmosur marrëveshjen me Trump. Sot presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim para vendimit në një gjyq special në Hagë, disa prezentë këtu mund të jeni në dijeni. Vetëm një javë përpara prokuroria kërkoi një valë tronditëse turpërues, vetëm pak muaj qëndroi mes një burri.' u shpreh Rama. /Versus.al

