
Pas festës së socialistëve, mijëra protestues teksa marshonin nëpër rrugët e Tiranës vendosën të shkonin më pas në sheshin “Italia” ku brohoritën: Poshtë patronazhistët. Me këtë veprim protestuesit sfiduan Ramën për të treguar se ishin më të shumtë në numër.
Marshimi në kryeqytet vijoi edhe pas pranisë së protestuesve në sheshin ku pak orë më parë kryeministri Edi Rama vijoi t'i qëndronte projektit në Zvërnec, ndërsa përsëriti pretendimet për ndërhyrjen e agjenturave të huaja për nxitjen e zemërimit. Versus.al


