POLITIKË /

“Poshtë patronazhistët”, tensione në protestë, qytetarët përplasen me socialistët që ishin në festën e PS

Protestuesit u bënë thirrje socialistëve që të bashkoheshin me ta dhe të mos provokonin protestuesit.

Shkruar nga Versus

“Poshtë patronazhistët”, tensione në protestë,

Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së sotme të qytetarëve përpara godinës së qeverisë. Pas përfundimit të organizimit për  35 vjetorin e krijimit të PS, socialistët po kalonin pranë protestuesve kur këta të fundit po thërrisnin në kor “poshtë patronazhistët”.

Pavarësisht thirrjeve të njërit prej folësve për të mos rënë pre e provokimeve, dhjetëra persona vrapuan drejt disa të tjerëve të cilët mendohet të kenë qenë anëtarë të PS. Versus.al

 

Poll