POLITIKË /

Palestinezët e Gazës në Shqipëri? Rama flet nga Konferenca e Sigurisë në Mynih

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Rama sërish mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

Palestinezët e Gazës në Shqipëri? Rama flet nga Konferenca e

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përveç Ukrainës është diskutuar për çështjen e luftës në Gaza dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Në kuadër të kësaj tematike u mbajt një konferencë ku ishte prezent kryeministri, Edi Rama,  Kancelar Federal i Austrisë, Alexander Schallenberg, Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan Al Saud dhe Zëvendës Presidente dhe Drejtoreshë e Politikës së Jashtme në Institutin Brookings, Dr. Suzanne Maloney.


Përshkallëzimi i fundit në Gaza theksoi nevojën urgjente për një vizion të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e Lindjes së Mesme, me një skenar të pasluftës që përfshin të gjithë aktorët përkatës në Lindjen e Mesme.

Rajoni kërkon një zgjidhje politikisht gjithëpërfshirëse, duke adresuar jo vetëm çështjet ushtarake dhe të sigurisë, por duke i dhënë përparësi paqes sociale, pajtimit shoqëror dhe prosperitetit për të gjitha palët e përfshira.


Duke folur për mundësitë se si mund të arrihet paqja në rajon, u fol edhe sa i takon planit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për zhvendosjen e palestinezëve përfundimisht nga Gaza. Në planin e Trump flitej edhe për dërgimin e palestinezëve në vende si Shqipëria. Lidhur me këtë aludimi foli edhe Kryeminsitri Rama, i cIli ndodhej në panelin e të ftuarve.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Rama sërish mohoi lajmet që sipas të cilave qeveria amerikane do të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri.

Ai tha se nuk ka një plan të tillë dhe se nuk ka pasur kontakt nga askush për një plan të tillë, teksa thekso më tej se edhe nëse do të kishte ai do të refuzonte.

Nuk jam kontaktuar nga qeveria amerikane por për aq kohë sa do të jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë”, tha Rama ndër të tjera.

Vlen të theksohet se ditët e fundit u fol gjatë për zhvendosjen e palestinezëve në Shqipëri, por qeveria shqiptare ka mohuar zërat. Situata mbetet ende e paqartë, ndërkohë që ende nuk kemi ndonjë lëvizje apo deklaratë nga ana e administratës amerikane për çështjen në fjalë.

Poll