Agron Shehaj ka replikuar sërish me Lapajn, pasi ky i fundit ju kundërpërgjigj përmes një reagimi.
Si fillim Shehaj akuzon Lapajn se ai ka përfituar para nga bota e krimit. Lapaj e mohoi duke thënë se kjo ishte shkas i punës së tij si avokat.
Pas kësaj Agron Shehaj ka reaguar sërish duke nxjerrë dokumenta që sipas tij tregojnë arsyet dhe shërbimet që ka ofruar Lapaj si avokat dhe rolin e vjehrrit të Lapajt.
Reagimi i Agron Shehaj
Përgjigje për Adriatik Lapajn:
Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.
Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.
E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.
Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.
Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.
Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.
Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!








