POLITIKË /

Pas dorëzimit të listave, KQZ shqyrton sot listat e kandidatëve për deputetë

Seanca publike do të mbahet sot në orën 12:00, dhe do të shqyrtohen kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Pas dorëzimit të listave, KQZ shqyrton sot listat e kandidatëve

Partitë politike kanë dorëzuar emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 majit 2025, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot këto lista.

Seanca publike do të mbahet sot në orën 12:00, dhe do të shqyrtohen kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu, KQZ do shqyrtoj listën e kandidatëve për deputet të PS-së, PSD-së, Koalicionin Euroatlantik, Nisma Shqipëria bëhet etj.

Tags:

kqz deputete

Poll