POLITIKË /

PD "copëtohet" në 3 grupe parlamentare në Kuvend! Zbardhet arsyeja

Qëllimi i kësaj ndarje është që në këtë mënyrë opozita të ketë më shumë kohë për të folur në foltoren e Kuvendit.

Shkruar nga Versus

PD "copëtohet" në 3 grupe parlamentare në Kuvend!

Në kryesinë e Kuvendit ka patur sot një takim mes krerëve të grupeve parlamentare. Me qëllim që të ketë më shumë kohë për të folur në foltoren e parlamentit, PD do të ketë tre grupe parlamentare.

Përveç atij të PD që drejtohet nga Gazment Bardhi, grupe më vete në parlament pritet të jenë Partia e Lirisë dhe ‘Aleatët’.

Këto grupe do të marrin deputetë demokratë me qëllim formimin e numrit të nevojshëm për grup parlamentar. PL pritet t’i marrë PD-së 3 deputetë, ndërsa Aleatët 4 deputetë. Versus.al

Poll