POLITIKË /

"Shmangni intervistat në rrugë, mos u bëni meme", zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe deputetët

Edhe për paraqitjet nëpër studio televizive, Rama u ka kërkuar deputetëve që të koordinohen fillimisht me njëri-tjetrin.

Shkruar nga Versus

"Shmangni intervistat në rrugë, mos u bëni meme",

Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhje të grupit parlamentar ku u vendosën edhe 9 drejtuesit e komisioneve parlamentare që do të ngrihen në Kuvend. Eriona Ismaili është caktuar zëdhënese e grupit parlamentar të PS.

Ndërsa gjatë takimit me dyer të mbyllura, Rama ka dhënë edhe disa porosi për ministrat dhe deputetët. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të mos jenë pjesë e debateve nëpër studio e intervistave në televizione pa u koordinuar më parë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu një urdhër i prerë i Ramës ka qenë prania e detyrueshme e secilit prej tyre në mbledhjet e grupit parlamentar. Përsa u takon porosive lidhur me median, ai u ka kërkuar anëtarëve të grupit parlamentar që të mos ndalojnë në rrugë për të dhënë intervista për gazetarë me qëllim që të mos bëhen objekt diskutimesh apo memesh në rrjetet sociale. Versus.al

Poll