POLITIKË /

Ndryshimi i rregullores dhe i komisioneve, Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare

Kjo mbledhje duket më shumë si formalitet, pasi PS i ka votat e nevojshme për të bërë ndryshimet që kërkon.

Shkruar nga Versus

Ndryshimi i rregullores dhe i komisioneve, Peleshi mbledh sot krerët e

Sot konferenca e kryetarëve do të mblidhet për një diskutim konsultues sa i takon formimit të organeve të reja të kuvendit, duke nisur që nga reduktimi i numrit të deputetëve në komisionet parlamentare dhe kthimi i këtyre të fundit në të përhershme.

Takimi i kryesuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi pritet të mbahet në orën 11:00 dhe do të përqendrohet rreth përzgjedhjes së anëtarëve të delegacioneve, byrosë së kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.

Modeli i ndryshimit të komisioneve parlamentare u prezantua nga kryeministri Edi Rama disa ditë më parë teksa bëri publikë edhe emrat e kabinetit qeveritar në mbledhjen e Asamblesë së PS.

Ndërkohë, nesër mazhoranca ka në plan që Kuvendi të mblidhet paradite për të ngritur Këshillin e Mandateve dhe pasdite të votojë rregulloren e re të parlamentit përfshirë edhe përbërjen e komisioneve. PS do të mbajë drejtimin e 7 komisioneve kryesore, ndërsa opozita 4 të tilla. ndryshimet mund të bëhen me vetëm 71 vota, të cilat PS i siguron lehtësisht. Versus.al

Poll