Përplasje në Këshillin Kombëtar të PD.
Rudina Hajdari ka hedhur propoimin që PD të futet në zgjedhje të brendshme për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, duke përjashtuar Sali Berishën nga ky kandidim.
“Ajo që unë thashë është që PD në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojë me një propozim të ri për sa i përket një kryetari apo kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë një të ardhme për 15-30 vitet e ardhshme, të mendojmë përtej individëve dhe zotit Berisha duhet të kemi një kandidat që z. Berisha ndodhet në kushte të vështira dhe kjo është rruga më e logjikshme për PD, për të unifikuar ata demokratë që nuk e përkrahin Berishën.
Opozita e PD i ka të gjitha mundësitë për të rikthyer shpresën e atyre që kanë humbur shpresën te politika. Mënyra e vetme është të zgjedhin një kandidat për kryeministër duke u votuar nga strukturat e PD dhe jo duke u emëruar nga dikush.
Mendoj që Berisha ka bërë një betejë të jashtëzakonshme në këto 30 vite, është udhëheqësi shpirtëror i PD, por po flasim për vitet e ardhshme të PD”, tha Hajdari.
I pyetur për propozimin e Rudina Hajdari, Edi Paloka u përgjigj: “Pati një propozim nga Hajdari për kryeministrin e ardhshëm të ketë një votim si për të gjithë rastet e tjera, pa përjashtuar Berishën”.
Këshilli Kombëtar i partisë Demokratike u mblodh pasditen e sotme ku pati disa pika si bashkimi i PD, protesta e 11 korrikut, miratimi i një rezolute dhe zgjedhjet e 2025.







