
Petro Gjikuria shpalli sot kandidaturën e tij për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 4 gusht. Gjikuria vazhdimisht ka shprehur qëndrimet e tij kundër procesit gjyqësor ndaj Belerit, por ai është një emër jo shumë i njohur në politikë pasi vjen nga bota e biznesit.
Prej vitesh, kandidati për bashkinë e Himarës, jeton në SHBA ku drejton disa prej bizneseve të tij. Ndërsa njihet si pjesë e organizatës amerikane “Pan-Epiriote” dhe për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
Ia larguar në 19991-in nga Shqipëria, Gjikuria më pas ka investuar edhe në disa zona të jugut të vendit, ndërsa tashmë kthehet për të kandiduar si shtetas amerikano-shqiptar, duke premtuar edhe sigurimin e mbështetjes për Himarën edhe nga SHBA. Gjikuria do të ketë përballë Vangjel Tavon i cili garon nën siglën e PS. Versus.al







