POLITIKË /

Pjesë e Primareve për zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD-së në Lezhë dhe Mirditë

Liderët rinj do të kenë përgjegjësinë për të organizuar strukturat e partisë në përgatitje për zgjedhjet që do të mbahen më 11 Maj.

Shkruar nga Versus
Pjesë e Primareve për zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen
Gjin Gjoni dhe Aleksander Lala

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për t'u angazhuar në procesin e Primareve, për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo dorëheqje është një kërkesë e statutit të PD-së për të gjithë drejtuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në këto garë

Me këtë veprim, dy kryetarët lënë vendet e tyre të lira, duke i hapur rrugë kryesisë së PD-së për të emëruar kryetarët e rinj në Lezhë dhe Mirditë. Liderët rinj do të kenë përgjegjësinë për të organizuar strukturat e partisë në përgatitje për zgjedhjet që do të mbahen më 11 Maj./Versus.al

Poll