
Partia Socialiste e Shqipërisë pritet të zhvillojë të premten, më 12 qershor, festën e 35-vjetorit të themelimit të saj.
Mësohet se, aktiviteti kryesor do të mbahet në sheshin “Italia”, përpara stadiumit “Air Albania” në Tiranë, ku pritet të organizohet një takim i madh me pjesëmarrjen e strukturave të partisë nga e gjithë vendi.
Burimet bëjnë me dije se organizimi po shoqërohet me mobilizimin e degëve të PS-së në rrethe, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrjeje të gjerë në kryeqytet.
Në këtë takim pritet të mbajë fjalë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të trajtojë prioritetet politike të qeverisë dhe zhvillimet aktuale në vend.
Festimet e 35-vjetorit të PS-së kanë filluar me aktivitetet e organizuara në qytete të ndryshme, ndërsa eventi në Tiranë konsiderohet kulmi i tyre.
Ky organizim vjen në një moment kur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, mijëra të rinj protestojnë prej më shumë se një javë dhe kërkojnë largimin e qeverisë.Versus.al

