POLITIKË /

“Punonjësve të administratës po u bëhet presion”, Braçe i reagon Lapajt: Prezervativ i Berishës, fashist i vogël

Reagimi i ashpër i Braçes ka ardhur pas denoncimeve të bëra nga ana e Adriatik Lapajt për një person i cili sipas tij po presionon punonjësit e administratës duke u kërkuar nga 5 emra të afërmish që jetojnë jashtë vendit.

Shkruar nga Versus
“Punonjësve të administratës po u bëhet
Erion Braçe, Adriatik Lapaj

Pak ditë pas përballjes së ashpër që pati në Kuvend me deputeten demokrata Ina Zhupa me të cilën nuk munguan as fyerjet, deputeti socialist Erion Braçe është përfshirë sërish në një përplasje tjetër me fyerje të rënda, kësaj here ndaj Adriatik Lapajt, kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Duke dëgjuar një video ku Lapaj paralajmëron një anëtar të PS të identifikuar si Erjon Lena që të mos presionojë punonjësit e administratës duke u kërkuar 5 emra të të afërmve që u jetojnë jashtë, Braçe ka pasur një reagim me tone të forta, duke e cilësuar parafolësin si “fashist” apo “prezervativ i Sali Berishës”.

“Fatjon Lena, më evidentohesh në mënyrë të vazhdueshme në të dhëna që po bën veprimtari antiligjore duke dtyruar punonjës të administratës publike. Mos e bëj! Një ditë Edi Rama do ikë nga pushteti. Kam denoncime të vazhdueshme nga punonjës të administratës shtetërore të cilëve po u bën presion për ato 5 emra të emigrantëve që jetojnë jashtë”- shprehet Lapaj në videon e publikuar.

Deputeti Braçe i cili e nisi reagimin e tij me fyerje e akuzoi Lapajn si bashkëpunëtor të Berishës dhe tha se Fatjon Lena nuk ka punuar kurrë në shtet dhe se është vetëm vullnetar i PS.

Reagimi i Braçes:

Më dëgjo mua tani ti fashist i vogël i Salih Berishës apo.. se kështu e meriton ti prezevativi me të cilin Sali Berisha mendon të mashtrojë e pallojë atë pjesën gri të popullsisë që do shkojë të votojë.Fatjon Lena nuk është zëvendësministër.

Nuk ka qenë kurrë zëvendsminister e as do që të jetë! Lista e zëvendësministrave është publike, është në faqe të qeverisë, faqe të çdo ministrie;

Ti gënjen. Fatjon Lena është 34 vjeç dhe nuk ka firmosur kurrë në një border shteti - administratë, në nivel qendror e vendor. Është ndër shumë socialistë të drejtë e të ndershëm që nuk kanë përfituar “punë shteti” nga pushtetet e Partisë Socialiste!

Borderote e shtetit janë publike, por nuk presin t’i verifikosh ti, përkundrazi janë aty për të dëshmuar që ti je një gënjeshtar që as skuqesh e as zverdhesh kur gënjen çdo ditë.   Fatjon Lena është socialist, punëtor partie, vullnetar dhe bën një super punë çdo ditë me njerëzit e Divjakës.

Jo për të blerë vota, sepse kurrë nuk ka ndodhur në këtë territor që një socialist, nga unë i pari, tek më i fundit, të bleje vote me lekë; gjeje ti njërin e nxirre të thotë ndryshe.  Ne nuk jemi as Salihu e as ti-fashisti i vogël i tij.

Tani dëgjo e mbaje vath në vesh: Ndale shantazhin e kërcënimin ndaj njerëzve që as i njeh e as të kanë borxh, veçanërisht ndaj njerëzve të Partisë Socialiste. Ndale, ndalu ti dhe erëkeqi yt me të cilin e me paratë e të cilit vjen rrotull ne Divjakë!  Harroje ti dhe erëkeqi yt me vapor se paratë e ndyra të trafiqeve që ju rrethojnë do trembin qoftë dhe një socialist apo do blejnë qoftë dhe një qytetar apo bujk të Divjakës. Harroje.

Po bëjmë pune partie e do vijojmë ta bëjmë, e drejtë e ndershëm cep e më cep të kesaj bashkie, me çdokënd që është këtu dhe jashtë këtij vendi, hapur fare, publikisht!  Kush vlerëson punën, të na vlerësojë. Kush nuk vlerëson punën apo quan punë këtë punën tënde ordinere, le te mos votojë; do i shërbejmë po njësoj. Versus.al

Poll