POLITIKË /

Rama akuza Berishës: Mori peng Shqipërinë sa mundi! PD, një cisternë e ndryshkur helmi  

Ndonëse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, Rama e etiketoi Berishën si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend.

Shkruar nga Versus

Rama akuza Berishës: Mori peng Shqipërinë sa mundi! PD, një

Kryesocialisti Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me akuza dhe sulme për kundërshtarin e tij historik politik, Sali Berishën.

Ndonëse nuk e përmendi me emër dhe mbiemër, Rama e etiketoi Berishën si fajtorin për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. E sipas tij, këto probleme në parti janë sjellë edhe në Kuvend.

“Konflikti brutal politik e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi, për të dëgjuar dhe kuptuar se çfarë ndodh dhe mendojnë ato që janë të përfshirë në arenën e saj, si një mundësi për të bërë opuse të mira bashkë me të tjerët dhe jo për të hedhur helm për të tjerët.

Ne mund të kemi plot arsye për të thënë se ai konflikt skandaloz, por ne nuk jemi të pafajshëm, përkundrazi dhe faji unë është se nuk jemi burim i atij konflikti, dihet që burimi është tjetër kush, i njëjti që mori peng sa mundi e kurdo mundi Shqipërinë përmes duarve të mbrapshta shqiptare dhe që tani më e ka katandisur Partinë Demokratike në një cistern të ndryshkur helmi që nuk i bën punë as dreqit të vet, i njëjti që e ndot përditë ajrin e jetës politike, i njëjti që helmon përditë turmën e tkurrur, faji ynë është se ne jo vetëm nuk e kemi bërë dallimin me bartësit e konfliktit me atë parlament të shëmtuar, por kemi bërë të gjithë përpjekjen e duhur për ta bërë të qartë këtë dalim”, tha Rama.