E premtja shënon dhe ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e së dielës në Himarë.
Kryeministri Edi Rama iu premtoi himarjotëve se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e pronave.
“Në Kadastër ka filluar digjitalizimi për Himarën. Pra besoj që pas tetorit do të fillojmë pak nga pak edhe procesin tjetër edhe gjithçka do të shkojë në vendin e duhur”, tha Rama.
Në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, kryeministri Edi Rama i krahasoi himarjotët me baskët në Spanjë.
“Po diskutonim gjithë historinë, çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet qoftë me Tiranën, qoftë me Athinën. Dhe në fund fare konkluzioni është po ai, janë himarjotë, janë si korsikanët, janë si baskët, janë komplet gjë tjetër”, tha Rama.







