POLITIKË /

Rama me të moshuarit më Korçë: Skema e pensioneve që trashëguam, ishte skandaloze

Kryeministrit shtoi në fjalën e tij, se skema e pensioneve që trashëguan kur morën detyrën ishte skandaloze dhe situata e pensioneve ishte pa asnjë shpresë. Ndaj, theksoi ai, është shumë e rëndësishsme se kujt ia besojnë qytetarët qeverinë.

Shkruar nga Versus

Rama me të moshuarit më Korçë: Skema e pensioneve që

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Korçë së bashku me zv/ministren e Ekonomisë, Olta Manjani, drejtorin e ISSH, Astrit Hado dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi.

Rama është takuar sërish me pensionistë, për të ndarë me ta pikëpamjet për indeksimin e pensioneve.

Kryeministrit shtoi në fjalën e tij, se skema e pensioneve që trashëguan kur morën detyrën ishte skandaloze dhe situata e pensioneve ishte pa asnjë shpresë. Ndaj, theksoi ai, është shumë e rëndësishsme se kujt ia besojnë qytetarët qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është dashur kohë e gjatë për të arritur në këtë diskutim me pensionistët për shkak se rritja e pensioneve është premtimi më i vështirë për tu arritur.

Rama: Dua ta nis nga arsyeja pse e bëjmë këtë diskutim sot. Nuk e kemi bërë më parë dhe ju e dini shumë mirë sepse jeni të vëmendshëm ndaj jetës politike. Më parë unë dhe ne nuk kemi bërë premtime për rritje pensionesh. Kemi thënë vetëm që qëllimi ynë kryesor është të rrisim pensionet, por është edhe qëllimi më i vështirë për tu arritur sepse mundësitë e ekonomisë kanë qenë të kufizuara.

Një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që ne trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, ishte një skemë skandaloze. Ne bëmë reformën e cila ka bërë që tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh të zhbëhet dhe sot ne të kemi një numër pensionistësh që marrin pensione dhe 300 edhe 350 edhe 400 mijë lekë (të vjetra) për shkak të kontributeve që kanë dhënë.

Një skemë pensionesh është fatura e një gjenerate për mirë apo për keq. Kostoja më e rëndë dhe e vazhdueshme e asaj trashëgimie është kostoja që kanë paguar dhe paguajnë pensionistët. Është shumë e rëndësishme se kujt ia beson qeverinë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: