Kryeministri Edi Rama ka organizuar takim me banorët e Himarës së bashku me kandidatin për kryebashkiak Vangjel Tavo të Partisë Soacialiste një ditë para heshtjes zgjedhore.
Kreu i qeverisë u shpreh se Tavo është njeriu i duhur duke shtuar se Himara është e himariotëve.
'Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Që kur ishte në PS ku s’bën fushata, ku bën komunikim me njeriun deri më derë e prag më prag. Me Ruçin është rritur, kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS, e tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë.'
Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se ka “grabitur pronat në Vuno”.
“Kishte dalë në një kazan në Greqi, Edi Rama ka grabitur pronat. Është histori e bukur, rrëzon mitin që qeveria po u merr pronat. Ju e dini që pjesa e Koletajve është nga këtu. Unë ua kam thënë, s’marr pjesë, jam mësuar që kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionale, puna është çfarë le pas, pas le emrin. Ata më parë kanë shfrytëzuar pushtetin për t’u marrë himariotëve prona. Një pronë kam trashëguar unë, studion e tim eti, për të bërë një muze të vogël për nder të tij”.







