
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në një status në Facebook, Basha shkruan se këmbanat po bien për Edi Ramën pasi brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri tjetrin.
Basha e mbyll postimin e tij duke shkruar: Shqipëria meriton më shumë.
Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin.
Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.
Shqipëria meriton më shumë/Versus.al







