POLITIKË /

Sa e pagoi PD Chriss LaCivitan për zgjedhjet e 11 majit? Zbulohet fatura

Të paktën 1 milion euro raportohet se ka shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar konsulentin amerikan, Chris LaCivita.

Shkruar nga Versus

Megjithëse PD nuk ka dorëzuar ende raportin zyrtar të shpenzimeve në KQZ, gazetarja Danijela Maloku, e ka mësuar shifrën nga burime pranë partisë.

Edhe pse shuma për konsulentin ishte e konsiderueshme, ajo nuk ndihmoi Berishën të rikthehej në pushtet, pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke siguruar vetëm 50 deputetë.

Gjatë zgjedhjeve të 11 majit, Berisha e konsideroi Chris LaCivita, arkitektin e fushatës elektorale të Donald Trump, si forcë madhore që sipas tij, do t'i jepte fitoren koalicionit opozita, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”./Versus.al

Poll