“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës.”
Kështu shkruante gazetari dhe analisti politik Amit Segal në rrjete sociale, ku pretendonte se Shqipëria do të bëhej qendër pritëse për rreth 100 mijë refugjatë.
"Stacioni i radhës - Shqipëria?
Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës drejt vendit.
Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”,- shkruante gazetari izraelit në rrjetin social “X”.
Sipas tij, pas refuzimeve të Egjiptit dhe Jordanisë, opsioni më i mundshëm mbetet Shqipëria dhe Indonezia.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama I cili shkruan se këto aludime janë tërësisht të pavërteta.
I haven’t heard something so fake in quite some time—and there’s been a lot of fake news lately! It is absolutely not true.
— Edi Rama (@ediramaal) January 27, 2025
Full respect and solidarity for the people of Gaza, who have been dehumanized by the savage Hamas regime and have endured a hellish war following the… pic.twitter.com/82w33P79xz
"Nuk kam dëgjuar diçka kaq të pavërtetë prej kohësh—dhe kohët e fundit ka pasur shumë lajme të rreme! Kjo absolutisht nuk është e vërtetë.
Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është çnjerëzuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka përjetuar një luftë të tmerrshme pas mizorive mesjetare të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush, dhe as nuk mund ta shqyrtojë një përgjegjësi të tillë.
Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, sigurisht, popullin palestinez, shtetin e të cilëve Shqipëria e njohu shumë kohë më parë.
Por Shqipëria nuk është vetë në Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës nuk mund të bëjmë më shumë sesa çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë. Megjithatë, ne dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën një qeverisje demokratike, dhe që Hamasi të mos jetë më në gjendje të dëmtojë Izraelin—ose, para së gjithash, vetë palestinezët”,-shkruan Rama duke hedhur poshtë të gjitha hipotezat. /Versus.al/







