Kryeministri Edi Rama deklaroi se një arsye përse e ka dashur SPAK-un është edhe për ndëshkimin e atyre zyrtarëve pranë tij të përfshirë në afera korruptive. Por theksoi se nuk do të pranojë më paraburgime “me një të rënë të lapsit”.
Sipas tij, kjo gjë nuk pëlqehet as nga shqiptarët e ndershëm.
“Nuk ka degë e gjethe afër meje që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitjen. Përkundrazi, edhe një nga arsyet pse e kam dashur kaq shumë SPAK-un është që të ndihmojë në krasitjen e kësaj pjese këtu me instrumentat e drejtësisë. Por fakti që SHISH dhe policia e shtetit kanë nisur një hetim që pastaj ka kaluar tek SPAK, flet qoftë për vullnetin dhe për faktin që jo vetëm unë nuk kontrolloj institucionet që as nuk e dinë fare sesi është të bësh këtë detyrë. Por përkundrazi dhe policia e shtetit janë mbrapa shumë operacioneve që lavdinë e marrin të tjerët, por për këtë nuk ka asnjë problem. Nuk kam asgjë kundër hetimit, e inkurajoj deri në fund, të dalin ata që kanë prekur qoftë edhe 1 euro në buxhetin e shtetit ,por këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet e GJKKO, këto nuk i pranoj më dhe nuk kam për t’i pranuar më. Jam i bindur se shqiptarët e ndershëm që nuk janë të verbër, mendojnë kështu”- deklaroi Rama. Versus.al







