POLITIKË /

Takohet me kreun e SPAK, koordinatori për anti-korrupsionin i DASH-Dumanit: Ju mbështesim në forcimin e demokracisë

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së.

Shkruar nga Versus

Takohet me kreun e SPAK, koordinatori për anti-korrupsionin i DASH-Dumanit:

Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global  pas ardhjes së Shqipëri, ka zhvilluar një takim në SPAK.

Nephew ka takuar Altin Dumanin dhe ka parë nga afër se si punohet në prokurorinë speciale të Shqipërisë.

Gjatë bisedës, Nephew është shprehur se SHBA e mbështet punën e SPAK në luftën ndaj korrupsionit.

Takohet me kreun e SPAK, koordinatori për anti-korrupsionin i DASH-Dumanit:

Detajet në lidhje me këtë takim i ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë, me anë të një postimi në Facebook.

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.

Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.

Poll