
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në Himarë materialet zgjedhore të cilat do të vihen në dispozicion të zgjedhësve për procesin elektoral që mbahet të dielën më 4 gusht.
Të drejtën e votës në Himarë e kanë 23 mijë e 74 persona, ndërsa KQZ miratoi numrin e fletëve të votimit me 2% më shumë sesa numri i personave me të drejtë vote. Numërimi i votave do të bëhet në sallën e këshillit bashkiak.
Në procesin zgjedhor, garojnë 11 parti politike dhe 2 kandidatë. Konkretisht, Petro Gjikuria i PBDNJ dhe Vangjel Tavo i PS. Kandidatura e Gjikurisë siç duket nuk është mbështetur nga opozita pasi PD e Himarës deklaroi që në fillim se nuk kishte pasur asnjë konsultim me to për këtë kandidaturë.
Gjikuria ka deklaruar haptas se do të ndjekë të njëjtat hapa si Beler isa i takon premtimeve ndaj qytetarëve. Ndërsa Tavo i PS në një intervistë të dhënë për mediat greke tha se kandidimi i tij është edhe vullnet i Ramës për të pasur një normalizim të marrëdhënieve me Greqinë dhe për të zgjidhur çështje që shqetësojnë komunitetin vendas në Himarë.
Himara u përfshi në një seri ndryshimesh të kryetarëve që pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku fitues u shpall Fredi Beleri por ky i fundit ishte arrestuar dy ditë para zgjedhjeve me urdhër të SPAK nën dyshimin e blerjes së 8 votave kundrejt 40 mijë lekëve. Për këtë arsye detyrën vijoi ta ushtronte kryebashkiaku socialist Jorgo Goro derisa u arrestua nga SPAK në mars të këtij viti për tjetërsim të pronave në Himarë. Në krye të bashkisë u zgjidh Blerina Bala e cila dha dorëheqjen 3 muaj më vonë për shkak të arsyeve personale. Këshilli bashkiak në qershor zgjodhi me 12 vota Arqile Bollanon. Në korrik, KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Belerit i cili vuan dëminim me 2 vite burg. Presidenti Bajram Begaj më pas dekreti 4 gushtin si datën e zgjedhjeve, në një klimë të acaruar politike. Versus.al







