POLITIKË /

Të përjashtuar nga Kuvendi, Bardhi mbledh deputetët e PD! Pritet plan për seancën e nesërme

Shkruar nga Versus

Të përjashtuar nga Kuvendi, Bardhi mbledh deputetët e PD! Pritet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar deputetët demokratë për një mbledhje në selinë blu në orën 12:00 për të diskutuar mbi një plan konkret sa i takon seancës plenare që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Aktualisht 24 deputetë demokratë janë të përjashtuar nga seancat plenare të Kuvendit, mes tyre Noka, Bardhi e Nallbati me 60 ditë, 20 të tjerë me 40 ditë ndërsa më së paku Edi Paloka me 10 ditë.

Në këto kushte, pritet të ketë një vendimmarrje mbi mënyrën sesi do të veprohet nga ana e deputetëve të PD të cilët kanë nisur mosbindjen civile edhe në jetën parlamentare që prej 30 shtatorit ku pas arrestimit të Ervin Salianjit, hodhën sende të forta drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali e deputetëve duke kulmuar me djegien e karrigeve jashtë godinës së Kuvendit.

Aksioni vijoi edhe në seancën e kaluar ku pavarësisht se ishin të përjashtuar, deputetët e PD u përpoqën të hynin brenda sallës, por hasën në pengesën e Gardës. Të gjendur në këto kushte ata u përplasën me kolegët socialistë duke mos i lënë këta të fundit të hynin në Kuvend. Ndërsa aksioni u mbyll me djegien e manekinëve me foton e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama si dhe deputetit Fatmir Xhafa e vëllait të tij Geron Xhafa. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: