POLITIKË /

Turi me diasporën/ Rama takim me shqiptarët në Nju Jork: Dua votën tuaj për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE!

I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri Rama u prit me daulle dhe këngë popullore në Neë York.

Shkruar nga Versus

Turi me diasporën/ Rama takim me shqiptarët në Nju Jork: Dua

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët e New Yorkut, një rinisje e turit me diasporën “Krenar për Shqipërinë”.

Qindra mbështetës, të veshur me kostume popullore dhe qeleshe, takuan kreu e qeverisë shqiptare, njëkohësisht kreun e Partisë Socialiste në Gotham Hall të New York-ut.

Gjatë fjalës së tij Rama iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.

'Në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtarë e BE-së. Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve", tha Rama./Versus.al

 

 

 

Poll