Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama në rinisjen e turit me diasporën ka zhvilluar një takim me shqiptarët e New Yorkut. *Rama gjatë fjalës së tij kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për ta çuar integrimin e Shqipërisë në BE *Kryeministri Rama foli dhe për reformë në drejtësi duke u shprehur se kurrë më parë në histori nuk është hetuar, dënuar apo gjykuar një individ me profil të lartë *Reforma në drejtësi nuk do të bëhej pa vullnetin e Partisë Socialiste, u shpreh kreu i qeverisë gjatë takimit me diasporën
Rama i përgjigjet demokratit: Dhe unë isha antikomunist dhe demokrat, por PD-në e morën komunistët më të këqij
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York iu përgjigj një të pranishmi në takim i cili e pyeti nëse do të ketë investime në Dukagjin duke shtuar së është antikomunist dhe demokrat i flaktë.
Kreu i qeverisë u shpreh se dhe ai vetë ishte antikomunist dhe demokrat duke shtuar me batutë se u largua pasi PD-në e morën komunistët më të këqij.
Pjesmarrësi në takim: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat, fol për legalizimin e tokave.
Rama: Dhe unë antikomunist dhe demokrat isha por Partinë Demokratike na e morën komunistët më të këqinj dhe thashë më mirë po bashkohem me komunistët që nuk e mohojnë nga ka ardhur sesa me ata që kur ishin tek Partia e komunistëve ishin më të zinjtë se komunistët dhe pastaj dolën në anën tjetër dhe filluan të flasin sikur erdhën nga hëna.
E para e dyta siç tregon historia e këtyre viteve Shqipëria nuk është e ndarë në komunist dhe demokratë. Shqipëria është e ndarë mes e para punëtorësh dhe dembela dhe e dyta patriotësh dhe nacionalistët që iu referohen flamurit vetëm për t'u fshehur pas tij dhe e treta mes atyre që Shqipërinë punën e përditshme e shikojnë përtej bindjeve politike dhe shembullin e Shkodrës që solle është shembull më kuptim plotë. 30 vjet e kusur vite mbajtën atë të Partisë tjetër se ne ishim komunista njëherë na dhanë mundësinë shiheni Shkodrën si po ndryshon. Se ne jemi edhe antikomunsitë dhe antifashistë dhe mbi të gjitha se për ne ka një emërues të përbashkët që është Shqipërisa dhe për Shqipërinë ka një virtyt të përbashkët që është puna./Versus.al
'Edhe unë i barabartë para ligjit', Rama nga SHBA: Reforma në Drejtësi nuk do të bëhej pa vullnetin e Partisë Socialiste
Në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në SHBA, kreu i qeverisë Edi Rama tha se pa vullnetin e PS-së nuk do të bëhej reforma në drejtësi, një drejtësi e re që sipas tij po i nxjerr ujin e zi korrupsionit nga pusetat që deri dje ishin të mbyllura me peshën e e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.
Por sigurisht ky rrugëtim pa mbështetjen e aleatëve do të ishte e pamundur, shtoi më tej Rama.
Rama: Ju mbase edhe më shumë se shqiptarët në Shqipëri, i ndiqni me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, edhe sa shumë përpjekje bëhen përmes kanaleve mediatike për t'iu bindur ose se reforma në drejtësisë është bllof i qeverisë për të goditur kundërshtarët poltike, ose ekstremi tjetër se reformën në drejtësi e bëri Amerika. Dhe goditjet e shumëpritura të të korruptuarve të paprekshëm po i bën Amerika. Amerika aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri. Si ka mundësi që nuk e solli më parë Amerika këtë peshqesh?
Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi të korrupsionit nga pusetat deri dje të mbyllura me peshën e rëndë të korrupsionit politik dhe vetë korrupsionit në pushtet.
Për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë të vërteën e çdokënd tjetër që do të kuptojë drejtë atë që ka ndodhur gjatë kësaj dekade të qeverisjes sonë është e thjeshtë. ..
Ne duhet jo vetëm ta shkruajmë por ta kthejmë në fiksimin tonë. Pa shembur pallatin e korruptuar të drejtësisë dhe pa i hapur rrugën një drejtësie të pavarur të tjerat nuk kanë vlerë. Është nevojë kombëtare që i ka ardhur koha. Duke udhëhequr me këtë bindje do ta gjejmë rrugën e më në fund cdo shqiptar ta arrij ta prekë e ta kuptojë.
Kundërshtarët e reformës në drejtësi ata që sot ulërijnë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën e ngritën dorën për të miratuar reformën por kokën e mbanin ulur dhe deri sot është përpjekja historike që po i jep frymën e vet konkrete e nuk do të ndodhte pa vullnetin e PS-së.
Pa diskutim mbështetja e paçmueshme e aleatëve tanë strategjikë në SHBA e Bruksel...
Pa mbështetjen e aleatëve tanë nuk do ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e jashtëzakonshme të forcave që nuk e donin reformën në drejtësi. Por të mendosh se kjo reformë do të bëhej ndonjëherë realitet dhe një parti në pushtet në Shqipëri do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur siç po goditet edhe sot PS deri në nivelet e larta nëse ne nuk do ta kishim këtë vullnet do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Kjo është e vërteta dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.
Ka vetëm një të vërtetë. Shqipëria e kësaj faze të historisë së saj ka vetëm një forcë shtetbërëse. Partinë Socialiste, pa të cilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte reformën në drejtësi dhe as nuk do ta godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash e siglash politike.
Kreu i qeverisë bëri të qartë se askush nuk do të ketë mbrotje politike, duke shtuar se edhe vetë ai është i barabartë para ligjit njejtë me qytetarët shqiptarë.
'Askush nuk është më i paprekshëm dhe cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë lloj mbrojtje politike nga ne. Ky është investimi më i madh politikk i PS. Barazia para ligjit vlen njësoj si për qytetarin si për kryeministrin e vendit" u shpreh Rama./Versus.al
Rama nga New York-u: Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar
Në takimin me shqiptarët në SHBA, kryeministri Edi Rama foli dhe për reformën në drejtësi.
Kreu i qeverisë u shpreh se sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur në çdo sektor dhe era e shtetit fryn gjithnjë e më shumë falë bashkëpunimit me ShBA-në dhe BE-në.
Ai shtoi se gjithë shqiptarët edhe nëse nuk janë historianë dinë aq histori që të shohin se qysh prej 1912, për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë.
Rama: Drejtësia ishte pazar i madh edhe e pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim e emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar për vendin. Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur në çdo sektor dhe era re e shtetit fryn gjithnjë e më fort falë bashkëpunimit me SHBA dhe BE. Në vetëm një dekadë ne kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshme kombëtar duke shënuar rritjen më të lartë relative në rajon, kemi trefishuar pagën minimale dhe pagën mestarë 900 euro. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse të historisë sonë, të parën, qysh prej themelimit te shtetit shqiptar në 1912. Gjithë shqiptarët edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori, që të shohin se qysh prej 1912, për herë të parë në histori njerëz të veshur me pushtet politik, apo të lidhur me pushtetin polik i janë nënshtruar forcës së ligjit të barabartë për të gjithë, pavarësisht pozicionit, apo lidhjes së tyre me partitë qoftë në qeveri apo opozitë. Kurrë më parë në histori, një individ me profil të lartë politik, nuk është hetuar, gjykuar apo dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ata që janë dënuar më parë që nga ministrat e kohës së diktaturës deri te Fatos Nano, kanë qenë të dënuar politikë të një drejtësie qoftë në diktaturën komuniste apo demokracinë fëminore shqiptarë, ka qenë e urdhëruar nga partia në pushtet./Versus.al
Turi me diasporën/ Rama takim me shqiptarët në Nju Jork: Dua votën tuaj për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE!
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët e New Yorkut, një rinisje e turit me diasporën “Krenar për Shqipërinë”.
Qindra mbështetës, të veshur me kostume popullore dhe qeleshe, takuan kreu e qeverisë shqiptare, njëkohësisht kreun e Partisë Socialiste në Gotham Hall të New York-ut.
Gjatë fjalës së tij Rama iu kërkoi mbështetjen me votë në zgjedhjet e 2025 për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.
'Në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtarë e BE-së. Të dashur shqiptarë të Amerikës, motra dhe vëllezër kjo është një ditë shumë e posaçme për mua që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar matanë oqeanit, as thjesht si qytetar me të drejtë vote, po tanimë edhe si votues me mundësinë për herë të parë të pjesëmarrjes në zgjedhje nga këtu në Amerikë. Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e partisë sime dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve", tha Rama./Versus.al







