POLITIKË /

“Grekët dogjën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”, Malkaj në protestë: A jemi popull trimash, jo delesh

Në fjalën e tij aktori krahasoi protestat në Athinë dhe në Beogard, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta.

Shkruar nga Versus

“Grekët dogjën Athinës, serbët e shqyen

Aktori Mehdi Malkaj, mori fjalën e tij në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Malkaj e nisi fjalën e tij duke u shprehur që flajës TikTok është më bukur ti hiqe parashtesën Tik dhe të mbajmë vetëm fjalën Tok. 

Duke përmendur protestat madhështore që po zhvillohen në vende fqinje si Serbi dhe Greqi aktori ngriti dhe pyetje:  A jemi popull trimash, jo delesh?

TikToku ta heqim Tikun dhe të lemë Tokun? Të jemi Tok bashkë të tërë. Më besoni është më bukur kështu. Tani ky (Rama) nuk ka inat me inatin me TikTokun po ka inat pse ne kemi TikTok.

Sepse nuk e administron ai sepse është ai që i bën të tëra, ai që një ditë do të na e heqi dhe ajrin. Njerëz po për TikTok pse nuk erdhët, çfarë ju ka bërë TikTok? Nuk bëhet gjë pa protestë, po ja marrë si model. Grekët e dogjën Athinë, e përvëluan për një gjë që kishte ndodhur pesë vite më parë. I duam apo nuk I duam serbët e shqyen qeverinë nuk di ku të futet ai Vuçiç , po pse ne dele? Me sa di unë nga historia nuk jemi fis delesh ne jemi trima.”, tha aktori Mehdi Malkaj./ Versus.al

Poll