
Një ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës, ku mësohet se është takuar me nënkryetarët.
Më herët kreu i qeverisë, foli për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, në një trasmetim live në rrjetet sociale.
Ai tha se me arrestimin e Veliajt, bashkia më e madhe e vendit ka mbetur pa kryetar ndërsa tha se mënyra e arrestimit të tij, ishte bërë “pa gjyq” dhe se bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe ai vetë ishin trajtuar si kriminelë.
"Ishte interesante sesi u ekzaltuan ngaarrestimi i Erionit dhe sesi u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallat e partiçkave. U përndezën nga era e mishit me gjak dhe e kanë vënë shishen poshtë që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time. Se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te kryeministria.
Marrja e kryebashkiakut nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla cerek milionë zgjedhës, është një ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj pa koment. Lajmi që kam për ju sot, është se unë nuk do i mbaj më opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme që duhen ndarë me publikun në të gjitha rastet që drejtësia do bëjë punën e saj' u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.
View this post on Instagram







