POLITIKË /

VIDEO/ "Ikni se e morët armën e krimit, Lapaj përplaset me policinë, efektivët iu heqin pastmasin

Kjo është e disata herë që policia ndërhyn për të hequr mjete të përdorura nga protestuesit e mbledhur para kryeministrisë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ "Ikni se e morët armën e krimit, Lapaj përplaset me
Adriatik Lapaj dhe efektivët e policisë

Pas mesnatës së mbrëmshme ka patur sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve të mbledhur para kryeministrisë me në krye Adriatik Lapajn, drejtuesin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’.

Dhjetëra efektivë policisë janë shfaqur para godinës për t’u hequr plastmasin me të cilin protestuesit e kishin rrethuar ambientin ku rrinin për t’u mbrojtur nga i ftohti.

“Ikni tani se na bezdisët natën e mirë, se e morët armën e krimit. Po e turpëroni policinë e shtetit”- u shpreh Lapaj i revoltuar ndërsa vijoi me thirrjet kundër Ramës.

 

Protesta e Lapajt vijon që prej 8 dhjetorit të vitit 2025 me kërkesën që Edi Rama të dorëhiqet nga posti i kryeministrit pas skandaleve të dala në dritë. Versus.al

Poll