POLITIKË /

VIDEO/ Me syze e buzeqeshje, vetëdorëzohet deputeti i PD-së Ervin Salianji. Fjalët e fundit para prangave...

Në rrugën nga selia e PD-së e deri tek policia e kryeqytetit, deputeti u shoqërua nga një grup I ngushtë shoqëruesish, ndërsa jashtë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Salianji u prit dhe nga qytetarë mbështetës demokratë cilët në kor thërrisnin “Rama ik e poshtë diktatura”.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me syze e buzeqeshje, vetëdorëzohet deputeti i PD-së Ervin

Me hap sportiv e syze të errëta, Ervin Salianji, ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, u dorëzua në Policinë e Tiranës në orën 17.35, aty ku u prit nga avokati i tij Ledio Braho, i cili kishte mbërritur disa minuta më herët.

Në rrugën nga selia e PD-së e deri tek policia e kryeqytetit, deputeti u shoqërua nga një grup i ngushtë shoqëruesish, ndërsa jashtë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Salianji u prit dhe nga qytetarë, mbështetës demokratë, të cilët në kor thërrisnin “Rama ik e poshtë diktatura”.

Pavarësisht se distanca mes selisë së PD-së dhe policisë së Tiranës është vetëm pak kilometra, Salianji dhe shoqëruesit e tij në makinën tip Range Rover nuk e patën me nxitim të mbërrinin në destinacion, të ndikuar ndoshta dhe nga trafiku i konsiderueshëm që ka zakonisht pasditeve kryeqyteti.

VIDEO/ Me syze e buzeqeshje, vetëdorëzohet deputeti i PD-së Ervin

'Është një betejë që nuk përfundon. Është një betejë ku asnjë sakrificë nuk shkon dëm.

Padiskutim në përballje me regjimin gjithësecili merr kostot e veta. Unë e di që shumë prej miqve që janë mbledhur këtu, kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme goditjen që i bëhet nga përdorimi i institucioneve, nëpërmjet vjedhjeve, tatimeve, doganave, policisë dhe çdo institucioni nëpërmjet varfërisë dhe banditëve që ka mbjellë kudo, ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vij” – tha Salianji para se të hynte në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë.  

Pas kryerjes së procedurave të para pranë policisë vendore, Salianji pritet të shoqërohet në qelitë e burgut të Fierit. Ai do të vuajë denimin 1 vit heqje lirie në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, për shkak se hetimi dhe gjykimi ndaj tij u bë në gjendje të lirë dhe gjykata kishte ngarkuar blutë e kryeqytetit që të ekzekutonin vendimin e dhënë dje.

Denimi me 1 vit heqje lirie për deputetin Ervin Salianji u dha pothuajse 5 vjet pas fillimit të kësaj çëshje penale. Ai u dënua për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim në lidhje me çështjen “Babale”. Paraditen e kësaj të premte, Salianji, ka refuzuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili i ka propozuar Salianjit që të ngujohej në seli. Pas këtij vendimi, Salianji përsëriti qëndrimin e tij për tu vetëdorëzuar.

Pas këtij vendimi të Salianjit, kreu I grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi me tone të ashpra, ka sulmuar trupën gjykuese të Apelit që konfirmoi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Poll