POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli i fletës së votimit (FOTO)

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli i fletës së votimit (FOTO)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar për konsultim partive politike modelet e fletës së votimit për në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Versus.al ka siguruar fletën me modelin paraprak ndërsa fleta zyrtare do të aprovohet vetëm kur të ketë përfunduar regjistrimi i partive politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit si dhe të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet e 11 majit, publikohet modeli i fletës së votimit (FOTO)

Ditën e djeshme, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se partitë kanë afat të fundit 25 shkurtin për t’u regjistruar si garuese në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa më 12 mars përfundon afati për dërgimin e listave me kandidatët për deputetë.

Më herët KQZ miratoi edhe modelin e fletës së votimit që do t’u dërgohet emigrantëve shqiptarë me postë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Versus.al

Poll