POLITIKË /

Zgjedhjet në Himarë, voton Vangjel Tavo: Himarjotët të marrin pjesë masivisht

Lidhur me problematikën e kartave të ID të skaduara, Tavo tha se kjo çështje i takon ligjit.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet në Himarë, voton Vangjel Tavo: Himarjotët të
Vangjel Tavo me familjen e tij

Kandidati i PS, Vangjel Tavo për kreun e bashkisë së Himarës ka votuar rreth orës 10:30 që mbahen sot.

I shoqëruar nga vajza dhe bashkëshortja Tavo u taku me mbështetës të tij jashtë qendrës së votimit. Ndërsa me të hedhur votën në kutinë e votimit, Tavo foli edhe për mediat ku e cilësoi procesin zgjedhor si të qetë dhe bëri thirrje që himarjotët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot e kanë fjalën himarjotët për të votuar. Procesi ka qenë shumë i qetë deri tani dhe uroj të vazhdojë kështu deri në momentin e fundit. U bëj thirrje të gjithë himarjotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë për Himarën”- u shpreh Tavo duke e konsideruar si "çështje ligjore" pamundësinë e disa qytetarëve për të votuar për shkak të skadimit të kartës së ID. Versus.al

Poll