MAGAZINË /

Refuzoi Shqipërinë, Brajan Grudën e kërkojnë në Premier Ligë

Shkruar nga Versus
Refuzoi Shqipërinë, Brajan Grudën e kërkojnë në
Brajan Gruda

Sulmuesi anësor i skuadrës së Mainz, Brajan Gruda me shumë mundësi do të lërë Bundesligën këtë vetë për të kaluar në Premier Ligë.

Gruda ka përfunduar në listën e dëshirave të Brighton. Sulmuesi anësor 20-vjeçar është një nga emrat më të talentuar në futbollin gjerman, pasi ka shkëlqyer me skuadrën e Mainz. Paraqitjet e tij të mira me Mainz dhe ekipin e Gjermanisë U-21 kanë bërë që Gruda të shihet si një transferim i mundshëm për klubet e mëdha gjermane.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Gruda është një nga objektivat “ëndërr” të Brighton këtë verë.

Kujtojmë se ai u kërkua edhe nga Sylvinho për në Kombëtaren kuqezi, por zgjodhi të ishte pjesë e Gjermanisë për në Euro 2024, aty ku një dëmtim e la jashtë.

Poll