Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor të Sterilizmit të bëjë nëpërmjet mënyrës së Power Point.
Beqaj së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj kishin përgatitur disa foto të ambienteve ku mbaheshin paisjet kirurgjikale dhe bëhej sterelizmi i tyre.
Ata kishin kërkuar edhe leje me anë të një emaili, por kërkesa e tyre nuk ishte miratuar nga kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.
Këto foto, sipas Beqaj tregohej koha sterilizimi bëhej me kova uji, dhe prandaj është dashur edhe koncensioni i sterelizmit.
Mbrojtja e ka konsideruar këtë vendim individual të Kryetares së Komisionit, si një vendim të marrë jo në përputhje me kompetencat e saja, të përcaktuara në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit", të ndryshuar, dhe njëkohësisht si një vendim të marrë në shkelje të kompetencave ekskluzive
të Komisionit si organ kolegjial, në mbrojtje të cënimit të hapur që i eshtë bërë në rastin konkret të drejtave legitime, procedurale të Z. Ilir Beqaj.







