MAGAZINË /

Marrin fund spekulimet! Princesha Kate del nesër para “gjithë botës”

Kate pritet të jetë e pranishme në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional për ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III

Shkruar nga a.b.

Marrin fund spekulimet! Princesha Kate del nesër para “gjithë

Të shtunën e 15 qershorit princesha Kate do të shfaqet për herë të parë në publik. Princesha e Uellsit, njoftoi sot se po "përparon" në rrugën e rimëkëmbjes pas trajtimit për kancer të diagnostikuar në muajt e fundit dhe se do të jetë në gjendje të marrë pjesë në festën e nesërme të Trooping the Colour, ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III.

Kate pritet të jetë e pranishme në ballkonin e Pallatit Buckingham për urimin tradicional të mbretërve britanikë me rastin e kësaj feste.

Kjo do të jetë dalja e parë publike në gati shtatë muaj.

Poll