Duke nisur nga dita e sotme deri në shtator, asnjë punonjës i Policisë së Shtetit nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i firmosur nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku.
Një urdhër i tillë vjen në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik gjatë së cilit pritet të ketë fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve.
Ndërkohë që prej 15 qershorit ka nisur zbatimi i urdhrit ku të gjithë policët do të punojnë deri në 12 orë në ditë dhe orët shtesë do t’u llogariten dhe paguhen të gjitha në fund të muajit. Versus.al







