POLITIKË /

Projekt-rezoluta antikorrupsion e socialistëve, Basha: Komplot i qeverisë kundër SPAK, nuk e votojmë

Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh haptas kundër rezolutës antikorrupsion të propozuar nga socialistët. Sipas tij, bëhet fjalë për komplot kundër drejtësisë së re.

Shkruar nga Versus
Projekt-rezoluta antikorrupsion e socialistëve, Basha: Komplot i
Kreu i PD, Lulzim Basha

Para nisjes së seancës plenare ku pritet të votohet projekt-rezoluta antikorrupsion e prezantuar nga socialistët, kryetari i PD, Lulzim Basha e cilësoi këtë nismë si një “komplot kundër SPAK”.

Basha tha për mediat se nuk ka asnjë transparencë rreth një projektrezolute të tillë, e cila sipas tij ka synim të dobësojë fuqinë e Projurorisë së Posaçme (SPAK).

“Nuk do ngrejmë kartonat përkundrazi do denoncojmë me dhunë përpjekjet kundër drejtësisë dhe kundër SPAKut që është institucioni i vetëm që po godet korrupsionin.

Ky është një komplot i pastër kundër SPAK. Iu takon atyre t’u shpjegojnë shqiptarëve pse po vijnë me një propozim të tillë. Çfarë përmban? Ne e kemi të qartë çfarë kërkojmë, duam fuqizimin e SPAK-ut. Duam që politikanët e Kuvendit t’i nënshtrohen vettingut për pasurinë dhe familjarëve e rrethit shoqëror”- tha Basha.

Ndërkohë, krahu tjetër i Partisë Demokratike, deputetët e grupit të Rithemelimit në një mbledhje të drejtuar nga Gazment Bardhi kanë marrë vendimin për të qenë të pranishëm gjatë diskutimeve në seancë plenare por do të largohen në momentin që do të hidhet në votim projekt-rezoluta.

Poll