POLITIKË /

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa do jetë niveli i rrogave për secilën kategori (Tabela)

Kjo rritje pagash në sektorin publik do i kushtojë buxhetit të shtetit 11 miliardë lekë më shumë çdo vit.

Shkruar nga B.V

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Nga sot hyn në fuqi rritja e pagës për 135 mijë punonjës të administratës publike, ku bëjnë pjesë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë  (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjës të nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Me shtesat e reja në paga, punonjësi më i ulët në hierarki të administratës nuk do të paguhet më pak se 60 mijë lekë, e cila është paga bazë mbi të cilën përllogaritet edhe shtesa për vjetërsi në punë, kualifikimet apo shtesa për natyrë të veçantë pune.

Kategoria e ulët drejtuese që përkon me nivelin specialist, do të trajtohet nga 1 korriku me një pagë bazë deri në 115 mijë lekë, ndërsa niveli i lartë drejtues do të ketë një pagë nga 170 deri në 235 mijë lekë në muaj.

Këto rritje pagash, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 11 miliardë lekë më tepër. Ndërsa, siç e bëri me dije edhe ministri i Financave, Ervin Mete gjatë daljes për mediat pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua vendimi, pagat do të indeksohen çdo 2 vite, duke u bazuar në normën e inflacionit.

Vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm, pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit, do të shpenzohen afro 390 milionë euro. 

Kategoritë e klasat e pozicioneve të punës, si dhe vlerat mujore të shtesave të pozicioneve të nëpunësve civilë dhe nëpunësve të institucioneve të përcaktuara në pikën 1, të kreut I, të këtij vendimi, me përjashtim të punonjësve të përcaktuar në pikën 2, të kreut II

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Lidhja nr. 2

Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Lidhja nr. 12

Klasat e pagave të nëpunësve në pozicionet “specialist” deri në “titullar institucioni”, në degët territoriale të institucioneve të përcaktuara në shkronjat “a” deri në “d”, të pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, të punonjësve që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të drejtorive të ujitjes dhe të Kullimit, administratave rajonale të zonave të mbrojtura, të Komisioneve Vendore të Shqyrtimit të Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore, pranë Prefektit të Qarkut, të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “specialist”, “shef seksioni” dhe “përgjegjës/shef sektori”, në drejtoritë e policisë në qarqe, në komisariate dhe reparte autonome, si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit dhe mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale, të sistemit të Forcave të Armatosura

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Lidhja nr. 12/3

Klasat e pagave të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse “specialist”, “shef seksioni” dhe “përgjegjës/shef sektori” në drejtoritë e policisë në qarqe, komisariate dhe reparte autonome.

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Lidhja nr. 12/5

Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar i degës”, në degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Lidhja nr. 12/6

Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar i zyrës përmbarimore vendore”, në zyrat përmbarimore vendore të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror

Hyn në fuqi sot rritja e pagave në administratën publike! Ja sa

Poll