
Eleonora Landi, është një 21 vjeçare italiane e cila 9 prej viteve të jetës së saj i ka kaluar në një karrige me rrota. Pak ditë më parë vajza me origjinë nga Kazerta, mori pjesë në një përzgjedhje provinciale të Miss Italisë në San Prisco, duke zënë vendin e katërt.
Mjekët thonë se është një mrekulli që ajo është gjallë, duke qenë e prekur nga sindroma Behcet, një sëmundje e rrallë autoimune multisistemike, si pasojë e së cilës Eleonora ka dëmtim të shikimit.

“Të shfaqesh në atë pasarelë ishte tashmë një fitore, jam e kënaqur”, ka qenë komenti i menjëhershëm në fund të mbrëmjes, i 21 vjeçares, e cila në një postim në Facebook ka shtuar: “Miss Italia ishte një emocion i madh për mua, një mënyrë për të vënë veten në provë dhe të kuptuar se nëse duam mund të bëjmë gjithçka."
Nëntë vjet në një karrige me rrota duke pritur për diagnozën
“U futa në spital në moshën 13 vjeçe me këmbët e mia dhe dola... në karrocë me rrota”, thotë Eleonora Landi pas eksperiencës së saj në pasarelë si Miss.
“Jam përballur me shumë vuajtje, - shton ajo, - vitin e kaluar më në fund u identifikua sëmundja për të cilën nuk ka shërim. Vetëm simptomat trajtohen.”
Kështu vajza mundi të ngrihej nga karrigia me rrota.

“Më duhet të theksoj – shkruan 21-vjeçarja në Facebook pas publikimit të historisë së saj në shtypin kombëtar – se në 9 vitet e simptomave të tmerrshme dhe dobësuese kam alternuar qëndrimin tim në karrocën me rrota, të cilën e kam përdorur për rreth një vit, në momentet e vështirësisë në ecje deri në momentet kur isha më mirë, kam kaluar verbërinë totale dhe të pjesshme derisa zbulova se e kisha Behçetin vetëm një vit më parë dhe që nga ajo kohë më në fund kam mundur t'i shëroj simptomat. Tani ndihem si një gruaja më e fortë në botë, kam ende shumë aspirata dhe synime për t'u arritur."
Duke e folur për mbrëmjen si Miss, ajo gjithashtu nënvizoi: "Ndodhi diçka që nuk e prisja kurrë: u regjistrova për Miss Italia pothuajse duke bërë shaka me mamanë time. Unë nuk jam Miss, por ajo pasarelë ishte suksesi i jetës sime. Madje u rendita e katërti, pra një vend në podium”.
"Tashmë kam fituar, nuk kam nevojë të marr pjesë në finalet rajonale. Jam mëse e kënaqur. Kuptova që bukuria shkon përtej standardeve me të cilat jemi mësuar dhe secili prej nesh ka diçka të rëndësishme për të komunikuar", përfundoi 21 vjeçarja.

