MAGAZINË /

VIDEO/ Po filmonin nën fustan teksa kërcente, Shakira largohet e revoltuar nga skena

Ngjarja ka ndodhur në një klub në Miami, kur këngëtarja ka nisur të kërcejë nën ritmin e këngës së saj të re

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Po filmonin nën fustan teksa kërcente, Shakira largohet e
Shakira

Shakira është gjetur në një situatë shumë të sikletshme nga sjellja e spektatorëve në një klub në Miami, teksa ajo kuptoi se ata po përpiqeshin të regjistronin në video se çfarë kishte veshur nën fustan teksa kërcente.

Siç shihet edhe në videot, Shakira u ngjit në skenë në LIV Miami dhe filloi të kërcente në mënyrën e saj unike me këngën e saj të re të titulluar Soltera.

Mirëpo, në një moment këngëtarja nga Kolumbia kuptoi se disa nga shikuesit po përpiqeshin të regjistronin me celular.

Në fillim Shakira u bëri një tundje me kokë për t'i bërë të ditur se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe më pas u largua nga skena e mërzitur./Versus.al

 

Tags:

shakira

Poll