AKTUALITET /

Shkëputet energjia elektrike në disa qytete, probleme edhe në vendet fqinje! OST: Defekti nisi në Greqi

Shumë qytete të vendit kanë patur mungesë të energjisë elektrike për thuajse 30 minuta. Sipas OST ka pasur defekt në linjën e interkoneksionit në Greqi dhe më pas efekti ka qenë zinxhir në qytete të Shqipërisë por edhe vende të rajonit.

Shkruar nga B.V

Shkëputet energjia elektrike në disa qytete, probleme edhe në

Disa qytete të vendit kanë pasur mungesë totale të energjisë elektrike gjatë mesditës së sotme, në kulmin e sezonit turistik dhe temperaturave të larta.

Tirana, Durrësi, Elbasani, Kukësi, Shkodra, Lezha dhe Saranda patën një shkëputje totale të energjisë elektrike për rreth 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se mungesë të energjisë elektrike ka pasur edhe në Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe Kroaci. Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt Teknik në linjën e transmetimit me 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë. Defekti mendohet të ketë ndodhur në Mal të Zi. Edhe pas rikthimit të energjisë elektrike, sërish ka pasur paqëndrueshmëri.

Ndërsa Operatori i Sistemit të Transmetimit në një reagim zyrtar bën me dije se defekti ka nisur nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt domino në të gjithë vendin. Ndërsa defekt ka pasur edhe në linjën e Prizrenit.Versus.al

Poll